Në natën e ndërrimit të viteve në Urgjencën e Kukësit janë paraqitur për ndihmë mjekësore 21 persona.
Sipas mjekut të urgjencës Nebi Popa qytetarët që kanë kërkuar ndihmën mjekësore kanë patur simptoma nga alkooli, helmime nga ushqimi.
Ndërsa nga shpërthimi i fishekzjarreve nuk ka patur të lënduar nga përdorimi i tyre.
Ndërkohë urgjenca e Spitalit Rajonal të Kukësit po ndeshet me flukse të lartë pacientësh gjatë ditës së parë të vitit. Nga mesnata e deri në orën 11:00 janë paraqitur për ndihmë mjekësore 39 qytetarë.









