Altin Isaraj u gjet i pajetë pak ditë më parë në banesën e prindërve të tij.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Isaraj me anë të një postimi në rrjetin social ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.
“Lamtumirë Altin!
Sot, sipas asaj që doje dhe kërkove ti, po të përcjellim pranë nënës dhe babait.
Shumë motra dhe vëllezër, shokë dhe miq që ti i kishe pafund, do të donin të ishin pranë teje në këtë ditë për të të prekur me dorë, sy edhe lot.
Por, unë duke i mirëkuptuar dhe i falënderuar, duhet të vendosja atë që doje ti, sepse unë pas ikjes së prindërve, mbeta i vetmi në këtë botë që të preka, të putha dhe përqafova kur “erdhe” dhe “ike” prej saj.
Lamtumirë Altin!
Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje.
Lamtumirë vëlla!
Lamtumirë o gjak që të kam në venat dhe zemrën time.
Më prit aty me Astritin dhe Violetën, se do të vij… dhe mos ma mbyll atë derë vëlla”, shkruan Arben Isaraj.









