Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një video të gazetarit Shpend Gashi.
Në mesazhin e tij, Rama përdori metaforën e “flamingove” dhe “sorrave me korbat” për të përshkruar, sipas tij, dy qasjet e ndryshme ndaj protestës.
“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën. Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë dhe pisllëk. Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, ndërsa dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste do të marrin atë që meritojnë, sorrat dhe korbat”, shkroi Rama.









