Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar për shkak të numrit të lartë të turistëve. Një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre dhe kanë shkuar në këmbë drejt fshatit turistik.
Pavarësisht ndërhyrjes nga policia rruga vijon të jetë e bllokuar.
Dardha ngelet ndër destinacionet më të frekuentuara për shkak të ushtrimit të sporteve dimërore përmes pistës së skive.