Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Mëngjesin e sotëm ai ndërroi jetë në spitalin e Piombinos, qyteti ku lindi më 14 prill 1944.
Agropi ishte shtruar prej disa ditësh dhe ishte në terapi intensive për shkak të pneumonisë dypalëshe.
Ai ka drejtuar edhe ekipe italiane si Fiorentina, Peruxhia, Komo etj.
Pasi përfundoi karrierën e tij në botën e futbollit, Agropi nisi një rrugëtim shumë të gjatë si komentues në programe të ndryshme sportive në radio dhe TV.