Klubi i Futbollit Kukësi ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit Emiljano Çela, i cili ka arritur një marrëveshje për të kaluar te Besa, ekipi i Kategorisë së Parë.
Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Kukësi falënderoi trajnerin Çela dhe ndihmësin e tij, Bekim Kuli, për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në krye të skuadrës verilindore.
Trajneri Çela dhe ekipi i tij do të udhëhoqen për në Kavajë për të marrë drejtimin e Besës, ndërsa Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.