Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka përplasur një motor, ku po udhëtonin dy persona nënë e bir.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.