Nga dita e sotme Mali i Zi ka shpallur 3 ditë zie kombëtare, për shkak të tragjedisë me 12 viktima në Cetinje.
Autori i masakrës Aco Martinoviç ka vrarë12 persona, përfshirë fëmijë dhe anëtarë të familjes së tij.
Krimi ka ndodhur në pesë vendndodhje të ndryshme, në vendin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në zonën e katërt dhe të pestë nga një person.
Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve.
Autoriishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë.
Ndërsa në vitin 2022, atij iu gjetën armë dhe eksploziv dhe është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg.