Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2025, brenda ambienteve të një klubi në rrugën “Liman Kaba”.
Policia mori në pyetje disa persona që kishin dijeni për ngjarjen, të cilët ofruan deklaratat e tyre për zbardhjen e rrethanave.
Falë këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme, policia arriti të identifikojë personin që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.