Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit, por nuk ka pasur të lënduar.
Autorët, të identifikuar nga policia, janë ende në arrati. Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.