-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana bëhet virale në mediat ndërkombëtare gjatë ndërrimit të viteve

Kryesoret

Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve kanë shkaktuar një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin e kryeqytetit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e agjencive dhe gazetave të njohura, si Reuters dhe Bild.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka përzgjedhur një foto të natës së Vitit të Ri, duke e renditur Tiranën mes imazheve më të bukura të festimeve globale. Po ashtu, gazeta prestigjioze gjermane Bild ka përdorur po të njëjtën fotografi, e cila ka grumbulluar mbi 80,000 pëlqime në Instagram.

Kjo ka shpërndarë një imazh pozitiv dhe tërheqës të qytetit, duke e pozicionuar Tiranën si një destinacion tërheqës dhe dinamik për festat e fundvitit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit