-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Malin e Zi, shkon në 12 numri i viktimave

Kryesoret

Ditën e djeshme të shtëna me armë janë dëgjuar në një travernë në Cetinjë të Malit të Zi, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën katër të tjerë. Sipas mediave malazeze, mësohet se viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë.

Të gjitha njësitë policore, si dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë, kanë kërkuar me orë të tëra për të dyshuarin Aco Martinovic, i cili vdiq pak minuta para mesnatës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë, Lazar Shqepanovic, konfirmoi se policia e rrethoi atë në afërsi të shtëpisë së familjes në vendbanimin Humci.

Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Klinike në Podgoricë. Martinoviçi e filloi krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona dhe më pas vrau tetë të tjerë në tre vende të tjera në qytet, në mesin e tyre tre gra dhe dy djem, të dy  vëllezër nga 10 dhe 13 vjeç.

Ndërkohë katër personat e plagosur janë operuar dhe drejtori i spitalit ka thënë për mediat se tre nga të plagosurit rëndë ndodhen në reanimacion dhe lëndimet e tyre janë të rënda, por parametrat jetikë “aktualisht janë stabile”.

Ndërsa operacioni i të lënduarit të katërt, i cili ka lëndime të shumta në kokë, stomak dhe gjoks, siç ka sqaruar mjeku, ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ndërkohë plicia rreth orës 20:00 kishte informacione se Martinovici ishte parë në njërën nga sallat e braktisura të ish-uzinës “Obod”, por pas kontrollit të objektit nuk është gjetur aty.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit