Një aksident automoblistik ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj 16 dhe 18 vjeç kanë humbur jetën dhe një shqiptar po lufton për jetën.
Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.
Si pasojë e aksidenti kanë humbur jetën 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro. Ndërsa 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos po lufton për jetën në spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.
Në media është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar 17-vjeçarin shqiptar.