Deputeti i Partisë Demokratike Agrin Gjekmarkaj me anë të një postimi në rrjetin social në facebook ka reaguar në lidhje me vendimin për Berishën. Apeli i GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.
Gjekmarkaj shprehet se shqiptarët do ti japin përgjigje me 11 maj kësaj sfide. Ai thekson se fitimi i betejave të Berishës është thjesht çështje kohe.
“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!, shkruan Gjekmarkaj.