Besiktasi i Ernest Muçit dhe Milot Rashicës do të luajë ndeshjen e parë të vitit duke u përballur me Rizesporin në kuadër të kampionatit turk.
Ndeshja e vlefshme për javën e 18-të do të zhvillohet sot në orën 18:00.
Skuadra nga Stambolli ka publikuar formacionin zyrtar dhe Ernest Muçi është titullar për këtë takim, ndërsa Milot Rashica nuk është i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.
Nga ana tjetër, Rizespor aktivizon nga minuta e parë ish-sulmuesin e Skënderbeut, Ali Soue.