Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar Zikjan Lela, pasi në lagjen “Qemal Stafa” ka kërcënuar me armë E.M dhe vëllain e tij.
Ai më pas u ka marrë telefonin dhe u ka kërkuar 20 000 lekë për kthimin. 32-vjeçari u ka marrë paratë dhe nuk u ka kthyer telefonin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave dhe celulari. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.