Përpjekjet për arrestimin e Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, janë pezulluar pas një konfrontimi të tensionuar që ka zgjatur rreth gjashtë orë mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit.
Ekipi i përbashkët i hetuesve, i mbështetur nga 3,000 oficerë, u përpoq të ekzekutonte një urdhër-arrest për akuzat ndaj presidentit për rebelim dhe abuzim detyre, por takoi rezistencë të fortë nga ushtarët dhe siguria presidenciale që bllokuan hyrjen në rezidencën e tij.
Autoritetet njoftuan se pezullimi i përpjekjeve është bërë për arsye praktike dhe sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.