-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio takim me kryeministrin e Katarit, në fokus kërcënimet dhe siguria në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio zhvilloi një takim me kryeministrin e Katar, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ku në fokus ishin kërcënimet dhe siguria në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dy zyrtarët diskutuan mbështetjen e SHBA-së për mbrojtjen e Katarit dhe rëndësinë e koordinimit  për të penguar kërcënimet dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon.

Në deklaratë nuk u përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë konflikti mes SHBA-Izraelit dhe Iranit. Kryeministri i Katarit, i cili mban gjithashtu postin e ministrit të Jashtëm, u takua më herët në Uashington edhe me zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance.

Katari ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësues për SHBA-në në Lindjen e Mesme, veçanërisht gjatë negociatave për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit