Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.
“Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të armikut në rajonin e Kievit”, tha Mykola Kalashnyk, kreu i rajonit të Kievit.
Ai tha se një shofer kamioni është vrarë pasi është goditur nga copëzat e një droni të rrëzuar rus.
Copëza të dronit po ashtu ranë mbi një shtëpi, duke plagosur tre persona, përfshirë një djalë 16-vjeçar. Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka lëshuar 93 dronë gjatë natës. Ushtria tha se ka rrëzuar dronët ose i ka penguar përmes pajisjeve elektronike.