Mbrëmjen e djeshme një shpërthim ka ndidhur në mjurin rrethues të një ndërtese policie në lagjne Uittenau në zonën veriore të kryeqytetit të Gjermanisë.
“Rreth orës 20:20 ka ndodhur një incident i rëndë sigurie në nivelin e gardhit”, njoftoi policia në X.
Policia tha se 2 të plagosurit ishin pjesë e një patrulle “rutinë të sigurisë”, informon “La Repubblica”.
“Sipas hetimeve fillestare, një objekt ende i paidentifikuar ka shpërthyer, duke i shkaktuar lëndime të rënda fytyrës dhe syve të një oficeri – shpjegon i njëjti burim – dhe një oficer ka mbetur viktimë e traumës akustike”. Të dy u trajtuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.