Armando Broja ka pasur një fillim të dëshpëruar të vitit 2025, duke u dëmtuar gjatë ndeshjes së Premier League mes Everton dhe Bournemouth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u largua nga fusha i dëmtuar, pas një incidenti në minutën e 19-të, kur nuk arriti të godasë siç duhej topin në zonë. Ai kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, por u duk se mund të vazhdonte lojën.
Megjithatë, në minutën e 32-të, Broja pësoi një tjetër shqetësim dhe u shtri në fushë, duke u larguar më pas duke çaluar. Trajneri i Bournemouth, Shon Dajç, e zëvendësoi me Dominic Calvert-Lewin. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për Brojën, që këtë herë nuk mundi të vazhdojë lojën. Aktualisht, mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit dhe kohëzgjatja e rikuperimit të tij.