Armando Broja u dëmtua gjatë ndeshjes së Evertonit kundër Bornmëthit, duke u larguar nga fusha në minutën e 32-të.
Pas ndeshjes, trajneri Shon Dajç shprehu zhgënjimin për dëmtimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, duke theksuar se humbja e tij erdhi shumë herët dhe ndikoi në strategjinë e ekipit.
“Shumë zhgënjyese për atë. E humbëm si lojtar shumë herët dhe zëvendësimin po ashtu. Por Dom u përshtat me të vërtetë mirë kur u aktivizua”, u shpreh trajneri i Evertonit.
Megjithatë, Dajç theksoi se Dom, që e zëvendësoi Brojën, bëri një paraqitje të mirë. Akoma nuk dihet shkalla e dëmtimit të Brojës.