Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai ka vrarë të birin duke e qëlluar me armë.
Autori i ngjarjes, babai ndodhet në spital dhe ka pranuar se e ka kryer vrasjen ku shkak sipas tij ishte dhuna që i biri kishte ushtruar, duke shtuar se ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.
Nga prokuroria Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.