Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, vizitoi Kryepeshkopin Anastas Janullatus, i cili është i shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë.
Anastas, i cili u shtrua më 30 dhjetor në një spital të Tiranës për shkak të një virusi sezonal, kaloi një periudhë kritike pas një hemorragjie gastrike, duke u transportuar me avion për trajtim më të specializuar në Greqi.
Gjendja e tij është tani stabile dhe po monitorohet nga mjekët.