Në Doganën e Qafë-Thanës, pak më parë ka rënë sistemi në anën e Maqedonisë së Veriut, çka ka shkaktuar një fluks të lartë mjetesh në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.
Edhe pse ka probleme me sistemin, mjetet vijojnë të kalojnë, por me ngadalë. Autoritetet maqedonase kanë hapur sportelet në maksimum për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve.
Akti i rënies së sistemit ka krijuar një periudhë me lëvizje të shtuar të automjeteve në doganën e Qafë-Thanës.