Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u renditur në vendin e dytë në një nga garat më sfiduese të Kupës së Botës që u zhvillua në Slloveni.
Me këtë arritje, ajo vazhdon të dëshmojë talentin dhe potencialin e saj në skijim, duke e shndërruar këtë sukses në një moment të veçantë për sportin shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar këtë rezultat të shkëlqyer të Larës dhe duke e përgëzuar atë për fillimin e mrekullueshëm të vitit 2025, i cili e gjeti atë në podiumin e fitimtarëve. Rama e cilësoi arritjen e Colturi si një pasqyrë të mundësive të mëdha që ofron skijimi shqiptar.
Postimi:
YLL BOTE
Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës sé Botës.