Një fenomen i çuditshëm është regjistruar ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës. Dhjetëra shpendë të llojeve të ndryshme janë gjetur të ngordhura përgjatë bregdetit, duke shqetësuar banorët dhe vizitorët e zonës. Sipas peshkatarëve të zonës, ky është një fenomen që nuk është parë më parë në këtë shkallë.
Nuk ka ende informacion mbi shkaqet e ngordhjes së shpendëve, por peshkatarët e përmendin se dekompozimi i tyre është i njëjtë, gjë që tregon mundësinë e një shkaqeje të përbashkët. Ndër shpendët e ngordhur janë vënë re specie të rralla për këtë zonë, përfshirë dhe pulëbardha.
Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare mbi këtë çështje, ndërsa banorët shpresojnë që të merren masa për të sqaruar shkaqet e këtij fenomeni të paprecedentë.