Nga dita e sotme deri në 11 Prill do të jenë të hapura aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi. Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund të bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto.
Nga skema mbështetëse në bujqësi përfitojnë fermerët, blegtorët, bletarët, peshkatarët. Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë.
Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.