Pas pesë vjetësh nga Covid-19, Kina po përballet me një shpërthim të virusit HMPV (metapneumovirus njerëzor), i cili ka shkaktuar mbushjen e spitaleve. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë një rritje të madhe të infeksioneve, me simptoma që ngjasojnë me ato të Covid-19, si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
HMPV është një virus sezonal që shkakton infeksione të mushkërive dhe shpërtheu për herë të parë në 2001. Sipas China Daily, autoritetet kineze konfirmuan shpërthimin, por theksuan se përhapja e infeksioneve gjatë dimrit është e zakonshme. Ndërkohë, përhapja e norovirusit pritet të mbetet në nivele të larta në muajt e ardhshëm.
HMPV përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe shkakton simptoma që zakonisht zgjasin 2-5 ditë.