Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një bllok banesash në lagjen 4 të Pogradecit. D
y automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar në fikjen dhe izolimin e flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar shumë banesa të tjera.
Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga banesat dhe nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për të vënë nën kontroll situatën.