-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foto nga vrasja në Shkodër, vjen njoftimi i policisë: U qëllua nga jashtë

Kryesoret

Vjen reagimi i parë i policisë së Shkodrës për vrasjen që ndodhi në Dragoç të Postribës. Viktima është një 33-vjeçar i identifikuar si Ramazan Mataj. Ai është vrarë me armë zjarri brenda një makine.

“Rreth orës 07:15 në fshatin Dragoç, në rrugë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz me drejtues Ramazan Mataj 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën” njofton policia. Ishin banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

E gjetën banorët në makinë! Detajet e fundit nga ekzekutimi në Shkodër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit