Përfshihet nga zjarri Metropolia në Lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 minuta të ditës së sotme.
Zjarrfikësja ka shuar flakët duke evituar përhapjen e tyre në zonën përreth të cilat ishin me konstruksion druri dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve.