Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Jola Hysaj në rrjetin e saj social ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin.
Hysaj theksoi se qytetarët vazhdojnë të paguajnë për energjinë elektrike, ndonëse shërbimi nuk ofrohet siç duhet.
“Gëzuar 2025!
Pamjet që po “shihni” nuk janë sekuenca nga filmi “Bateri të djegura”, por janë pamje nga qyteti i Durrësit.
Imagjinoni që ka nja dy anije të ankoruara ende në Portin e Vlorës, “Tigri 1” dhe “Tigri2 ” , të cilat do të shërbenin si gjenerator në rast emergjencash, gjë e cila s’ndodhi kurrë. E ne vazhdojmë paguajmë ende.
Për t’iu rikthyer Durrësit, se zakonisht harrojnë të ngrenë automatin këta të OSSHE-S.
Hë të keqen se në 2025 po duke thirrur “O Naim” ngelem.”, shkruan Hysaj.