Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali me naë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.
Spiropali shprehet se Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave.
Kuvendi do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e ekperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë”, shkruan Spiropali.