Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit të Greqisë Kostas Simitis. Milo shprehet se Simitis ishte një mik i çmuar i popullit shqiptar.
Ai thekson se Kostas Simitis ka bërë më shumë se çdo kryeministër tjetër grek në historinë bashkëkohore për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
“Sot Greqia dhe politika greke humbën një personalitet shumë të shquar të tyre, Kostas Simitis, ish kryeministër, një nga themeluesit dhe ish kryetar i PASOK-ut. Ai ishte modeli i urtësisë politike dhe politikani që e udhëhoqi Greqinë në modernizimin e saj.
Kostas Simitis ishte një mik i çmuar i popullit shqiptar. Ai bëri më shumë se çdo kryeministër tjetër grek në historinë bashkëkohore për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. U tregua solidar me të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe u erdhi në ndihmë mijërave prej tyre që u shpërngulën me dhunë në Shqipëri gjatë konfliktit të viteve 1998-199”, shprehet Milo.