Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehet se Albin Kurti po bën gjithçka për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb.
Vuçiç tha se ka informuar çdo ditë bashkësinë ndërkombëtare për ngjarjet në Kosovë.
“Kurti ka vetëm një kundërshtar thelbësor dhe ajo është Lista Srpska. Të gjitha teoritë e konspiracionit kanë rënë.
Gjithçka bëri Kurti, e bëri për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb. Ky është një trend në rajon”, theksoi Kryeministri serbe Vuçiç.
Po ashtu Vuçiç vuri në dukje se Lista Serbe në zgjedhjet e në Kosovë do të fitojë 10 mandate.