Kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet sot para SPAK, pas vendimit të Apelit për masën “Detyrim Paraqitjeje”.
Ky vendim vjen pas periudhës së masës “Arrest në shtëpi”. Berisha ka deklaruar se do të zbatojë masën dhe do të bashkëpunojë me hetimet.
Për shkak të protestës së paralajmëruar nga PD, forca të shtuara policore janë vendosur përpara SPAK, duke krijuar një kordon sigurie. Protestuesit kanë filluar të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme.