Luis Suarez, bashkë me gruan e tij Sofia Balbi, shpëtuan një burrë që po përpiqej të mbyllte jetën në Ciudad del Este. Pas disa orësh negocimi të dështuara nga autoritetet, futbollisti i njohur u thirr për të ndihmuar, pasi burri ishte një fans i tij i madh.
Suarez, me empatinë dhe njerzillëkun e tij, arriti ta bënte burrin të ndihej i kuptuar dhe e bindën të zbriste nga pema pas 18 orësh.
Ky akt i solidaritetit u vlerësua dhe preku zemrat e shumë njerëzve, duke bërë Suarez një hero në vendin e tij.