Ish-kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e quajti deputetin socialist si kriminelin më të madh elektoral. Majko shprehet se e vërteta e Berishës është konfuzioni.
“Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…” Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kanë para syve!
Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës! Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!
Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!
Ishte një kënaqësi t’u dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!” tha ai.
“300 mijë Euro çoja Tropojës për të blerë vota”! Berisha: SHISH përgjoi Pandeli Majkon