Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq i cili ka prekur rëndë transportin rrugor dhe atë hekurudhor.
Autoritetet britanike kishin paralajmëruar për dëborë dhe shira në pjesën më të madhe të territorit.
Në Anglinë veriore dhe qendrore janë mbyllur disa rrugë kryesore. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar janë detyruar të mbyllen qindra shkolla. Gjithahstu aeroporti i Mançesterit u mbyll përkohësisht për shkak të borës së madhe pas një lëvizje të ngjashme nga Aeroporti i Liverpool të dielën.