Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit u paraqit sot në SPAK në kuadër të hetimeve të prokurorisë për pasurinë. Në dalje, nëna e deputetes nuk pranoi të fliste gjatë për mediat.
“Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë më kanë futur nën hetim për shtëpinë time” tha ajo.
Paraditen e sotme deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pasi ka dalë nga SPAK-u, Kryemadhi ka mbajtur një prononcim për gazetarët ku ka theksuar se tani e tutje nuk do të japë asnjë shpjegim para prokurorëve, por do të flasë vetëm në gjykatë.