Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se dosja e Ilir metës nuk do të ndikojë në uljen apo në rritjen e Partisë Demokratike. Spahiu deklaroi që dy partitë, PD dhe PS nuk kanë kundërshtare njëra-tjetrën.
“Mendoj që i njoh strukturat elektorale në Shqipëri. Ata nuk lëkunden nga dosjet penale, pra edhe sikur tu nxjerrësh prova do të thonë që kundërshtari është më keq. Pra dhe socialistët nuk lëvizin edhe sikur tu çosh Enver Hoxhën do ta mbajnë si engjëll. Nuk mendoj që një dosje ndaj Ilir Metës do ndikojë në uljen apo rritjen e Partisë Demokratike.
E kanë studiuar dhe mendoj që nuk ndikon. Këta kanë një armik dhe kundërshtar të përbashkët, janë zgjedhje të veçanta që dy forca nuk kanë kundështare njëra tjetrën. PD dhe PS nuk do të zgjasin mandatet e drejtuesit dhe prokurorit të SPAK, pra këtë e kam informacion.
Së pari unë nuk deklarova që PD dhe PS nuk do ndryshojnë kushtetutën për të shkrirë SPAK. Por thash që PD dhe PS thonë që kushtetuta është e paprekshme.”, tha Spahiu.