-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK çon për gjykim 17 persona për kultivimin e 1.8 ton kanabis në Berat

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar gjykimin e 17 të pandehurve për prodhim, kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, në kuadër të krimit të organizuar. Hetimi ka përfshirë 113 persona, ndër të cilët 95 gra dhe vajza, dhe ka zgjatur dy vjet. Pjesa më e madhe e aktve hetimore janë dërguar për kompetencë më të ulët, ndërsa 17 individët e akuzuar do të gjykohen për vepra penale të tilla si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Aktiviteti kriminal ka përfshirë kultivimin e kanabisit në një sipërfaqe toke 10-27 dynym në zonën e Rërës, Drenovicë, dhe ka çuar në zbulimin e 871.4 kg kanabis dhe armëve të sekuestruara. Hetimet kanë nxjerrë në pah organizimin e strukturave kriminale, që kanë mbajtur armë dhe kanë rekrutuar punëtorë për kultivimin e bimëve narkotike, duke përfshirë edhe familjarë të të pandehurve. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Të pandehurit janë:

Blerim Xheka
Sadetin Hasaj
Sidrit Bisha
Endriol Xheka
Jurgen Ujkaj
Suad Smakaj
Samoel Lushaj
Mirvaldo Disha
Hamdi Dyli
Arben Vrapi
Adiol Çifliku
Lulzim Bushataj
Mustaf Manej
Bashkim Mema
Edison Mema
Drita Mema
Izmire Mema

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit