Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali me anë të një psotimi në rrjete sociale ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë që të regjistrohen që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Spiropali shprehet se nga 11 janari do të fillojë procesi i regjistrimit të votimit deri me 4 mars.
“Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Për herë të parë, ju mund të votoni nga vendi ku jetoni për zgjedhjet parlamentare kombëtare! Regjistrohuni tani për të ushtruar të drejtën tuaj të votës dhe për të fuqizuar ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, për Shqipërinë evropiane”, thotë Spiropali.