Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë gjatë një kontrolli. Ngjarja ka ndodhur në një pikë kontrolli, ku V.M., 32 vjeç, goditi një punonjës të policisë, ndërsa A.Gj., 30 vjeç, pasagjer në mjet, i është kundërvënë autoriteteve dhe ka refuzuar të kryejë procedurat e kontrollit.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se të dy personat janë arrestuar në flagrancë dhe do të ndiqen përkatësisht për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.