Në mega-procesin që nisi ditën e sotme janë dërguar në gjyq jo më pak se 104 të pandehur, mes tyre klientë shqiptarë, oficerë policie dhe një prift.
Ata akuzohen për trafik në shkallë të gjerë të kokainës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe dhunës.
Familjet e ardhura nga Turqia në Belgjikë me procedurë azili fituan 61 milionë euro nga aktivitetet e tyre kriminale. Kreu i grupit Bayram Yaramis, ndaj të cilit kërkohet dënimi me 15 vjet burg, ndodhet në arrati dhe jeton në Turqi. Ky grup sipas “HLN.be”, kryente operacione edhe për “Kompania Bello”, organizatën e drogës së shqiptarit Denis Matoshi.