-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bild” rendit Shqipërinë në krye të destinacioneve për 2025, Rama: Superpromovim ndërkombëtar

Kryesoret

Tabloidi gjerman Bild ka renditur Shqipërinë si një nga destinacionet kryesore për udhëtime në vitin 2025, duke theksuar Rivierën Shqiptare dhe plazhet e saj të qeta, larg masivitetit të vendeve të tjera të Mesdheut. Artikulli përshkruan bukurinë e plazheve dhe fshatrave bregdetare si Ksamil dhe Himara.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur këtë një “superpromovim ndërkombëtar mediatik” dhe njoftoi se Shqipëria do të prezantohet si “fytyra e ITB Berlin 2025”, panairit më të madh botëror për turizmin.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin “, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit