Kuvendi u ka mbajtur një pjesë të pagës së tyre deputetëve demokratë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti.
Këta deputetë me datë 30 shtator kanë djegur karriget, si dhe kanë dëmtuar pajisje dhe sisteme të ndryshme elektronike. Ata kanë refuzuar që të paguajnë dëmin e shkaktuar dhe Kuvendi u ka mbajtur nga paga shumën 764 mijë lekë të reja.
Nga pagat e nëntorit dhe dhjetorit, Gazment Bardhit i kanë mbajtur 209 mijë lekë të reja, Flamur Nikës e Bledion Nallbatit 187 mijë lekë dhe Elda Hotit 180 mijë lekë.
Në dokument thuhet se Bardhi ka dëmtuar stemën e parlamentit, ndërsa të tjerët kanë djegur karriget dhe tapetin. Dokumenti u firmos nga Sekretari i parlamentit, Genci Gjonçaj.