Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim, Elbasan, ku është gjetur pa shenja jete sanitarja e shkollës 9-vjeçare, L. Z., 62 vjeçe.
Ajo u gjet në ambientet e shkollës dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.