Një gjykatëse federale bllokoi përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi hetimet e tij ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ndërkohë që gjykata e apelit po shqyrton kërkesën e avokatëve për të mos i publikuar ato.
Gjykatësja Aileen Cannon e mori vendimin të martën, pas kërkesës urgjente të avokatëve të mbrojtjes për t’ia ndaluar Departamentit të Drejtësisë publikimin e raportit – një hap që Prokurori Smith tha se mund të bëhej që të premten.
Çështja po trajtohet në Gjykatën e Apelit në Atlanta.
Zoti Trump reagoi duke thënë se “raporti do të jetë i rremë, ashtu siç ishin edhe hetimet e tij”.
Prokurori i Posaçëm Smith tha të martën se ekipi i tij po finalizonte raportin mbi dy çështjet që ai hetoi rreth Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe të paktën njëri prej tyre mund të publikohej që të premten.